Fierze, ulet niveli i ujit

12/01/2010 12:35

Nga te dhenat e fundit te fundit te Ministrise se Brendshme rreth ores 9:00 te mengjesit te sotem niveli i ujit ne liqenin e hidrocentralit te Fierzes ka rene nen nivelin maksimal te lejuar duke arritur ne kuoten 290,66 meter. (UPDATE)

Prurjet ne kete liqen arrijne ne 550 meter kub ne sekonde, ndersa shkarkohet 900 meter kub uje ne sekonde. nderkaq uji ne hidrocentralin e Komanit eshte shtuar me 2 centimeter duke arritur ne 170,38 meter.

Ne kete liqen prurjet jane rreth 250 meter kub uje ne sekonde ndersa derdhjet arrijne ne 1080 meter kub.

Liqeni hidrocentralit te Vaut te Dejes ka shenuar nje renie te nivelit te ujit me 3 centimeter dhe ka arritur kuoten 74,03 meter me prurje pre 220 meter kub ne sekonde dhe derdhje 1350 meter kub. Energjia e prodhuar nga keto 3 hidrocentrale arrin ne 1170 mega vat.

Top Channel