Tirane, goditet me thike, vdes 37 vjecari

11/01/2010 21:15

Nje 37 vjecar ka humbur jeten ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, pasi kishte marre disa goditje me thike ne trup nga nje bashkefshatar i tij.

Arben Goga ishte duke udhetuar me autobuzin e linjes Tirane–Ndroq, kur eshte goditur me thike nga nje tjeter pasagjer i linjes, Nezir Malliku.

Sipas te dhenave, konflikti midis dy personave ka nisur fill pasi jane shtyre me njeri-tjetrin gjate kohes qe kane hipur ne autobuz.

Pas sherrit me fjale, 42 vjecari Malliku, banues ne Ndroq, ka nxjerre thiken dhe e ka qelluar disa here 37 vjecarin.

Agresori me pas ka zbritur nga autobuzi dhe eshte larguar me shpejtesi, por eshte arrestuar nga policia ne kodrat e fshatit Ndroq.

Top Channel