Stone: Hitleri? Nje kurban i lehte

11/01/2010 16:55

“Adolf Hitleri ka qene nje kurban i lehte. Stalini? Per pak ishte nje hero”. Keshu eshte shprehur Oliver Stone, regjisori i “Platoon” dhe “World Trade Center”, qe ne televizionin kabllor amerikan “Showtime” po pergatit nje kurs historie prej 10 oresh.

Stone, i cili gjate karrieres se tij eshte perballur me shume argumente te veshtira, ka lene deklarata te cilat per shtypin kane qene te pazakonta.

Ne perpjekjen per te ulur rolin e Hitlerit, Stone nuk i eshte referuar 6 milione hebrenjve te vrare dhe dhjetra milione personave te tjere qe humben jeten gjate luftes se Dyte Boterore.

Por ai ka ngritur rolin e Stalinit, i cili “ishte i vetmi qe luftoi makinen gjermane te luftes me shume se cdo person tjeter”.

Keto deklarata, sipas “Guardian” jane bere thjesht per te nxitur habi dhe irritim.

Top Channel