Permbytjet, PTK i vjen ne ndihme Shqiperise

11/01/2010 20:35

Poste Telekomunikacioni i Kosoves ka vendosur t’u vije ne ndihme zonave te permbytura ne veri te Shqiperise, duke vene ne dispozicion te kontribuesve dy numra, 0900.900 per telefonatat dhe 8090 per sms.

“Sot kemi lancuar dy numra, nje me telefonate dhe nje me sms per te ndihmuar Shqiperine. Informacionet qe jepen permes ketyre numrave kane te bejne me shqiptaret e permbytur”, ka deklaruar Shyqyri Haxha, drejtor i PTK.

Pas 1 muaji kreret e Poste Telekomunikacionit te Kosoves do te bejne publike shumen e mbledhur, e cila me pas do t’u kaloje autoriteteve shqiptare.

Top Channel