Permbytja, zgjerohet harta

11/01/2010 12:00

Komiteti Nderministror i Emergjences njofton se gjate se henes kane nisur operacionet per evakuimin e 160 personave ne fshatin Mali Jushit, Obot, Ura e Gjon Lulit, Velipoje, Rrethine, si dhe ne lagjet e qytetit Bahçallek dhe Livadhe.

Sipas njoftimit zyrtar gjate se dieles u shperngulen nga zonat e permbytura 33 persona te nente familjeve ne Pentare dhe Obot. Nderkohe qe strukturat e ushtrise vazhdojne punen per rregullimin e argjinaturave kryesisht ne komunen e Dajcit.

Strukturat ushtarake greke po aktivizohen ne largimin e ujrave me pompa prane stacionit te pompave ne Draqin, ndersa disa prej forcave ushtarake shqiptare vazhdojne te mbeshtesin strukturat e OSSH per riparimin e defekteve elektrike ne fshatin Mali i Jushit ne Bushat.

Sipas Komitetit Nderministror, thuhet se 400 hektare te tjera toke jane permbytur, duke shkuar ne kuoten e 10 mije e 400 hektareve ne total.

Ne harten e ketij komiteti tashme eshte perfshire edhe komuna Rrethina, ku jane permbytur gjate oreve te fundit edhe 300 hektare toke dhe 16 shtepi.

Nderkohe qe Ministria e Arsimit ka vendosur dergimin e psikologeve te shkollave te mesme ne qarkun e Shkodres, ne qendrat e pritjes se komunitetit te evakuuar.

Top Channel