Moti, debore ne Poloni, diell ne Bullgari

11/01/2010 21:55

Probleme ne trafikun rrugor dhe ate hekurudhor jane regjistruar ne Poloni per shkak te reshjeve te dendura te debores qe kane perfshire vendin.

Per te shmangur rrezikun e rrezimit te cative, te renduara nga debora, ne disa zona jane evakuar banoret, si dhe jane mbyllur shkolla e kopshte.

Nderkohe, ne Bullgari dhe Rumani, ndryshe nga situata ne Poloni, eshte regjistruar nje rekord temperaturash te larta, qe kane arritur nga 10 ne 14 grade.

Por rritja e temperaturave ka bere qe ne Rumani te shpertheje alarmi i permbytjeve, pasi ka filluar te shkrije debora.

Top Channel