Misteret e parave te termetit

11/01/2010 19:55

Kane kaluar me shume se tre muaj kur Dibra dhe disa qytete te tjera perreth u goditen nga nje termet i fuqishem. Pavaresisht se u premtua nje demshperblim per te gjitha familjet qe pesuan deme ne banesat e tyre, kjo duket se ka ndodhur vetem ne leter.

Ne fakt dy jane alternativat per kete situate, ose fondi i akorduar nuk ishte i mjaftueshem per te mbuluar te gjitha demet, ose ai firoi rruges sic ndodh shpesh ne realitetin shqiptar. Fakt mbetet qe ka ende familje qe jetojne ne meshire te fatit ne shtepi gjysme te shkaterruara nga termeti i shtatorit.

Stacioni yne i pare eshte fshati Godvi i komunes Zerqan ne Bulqize, ku takohemi me familjen Fiku. Termeti e ka shkaterruar plotesisht shtepine ku jetojne 6 pjestare te kesaj familje, te cilet tashme jane detyruar te strehoen perkohesisht ne shtepine e nje banori tjeter. Edhe pse e kane patur emrin ne listat e demshperblimeve te hartuara nga grupet e punes ata nuk kane marre deri tani asnje ndihme nga shteti.

“Na kane thene do ta japim po nuk na kane dhene gje. E veshtire eshte mjaft me, me veshtire nuk ka”, shprehet nje banore e moshuar.

Ne nje familje te zones varferia eshte ulur kembekryq, burri dhe bashkeshortja e tij jane pa pune dhe i vetmi burim te ardhurash mbetet pensioni i Fahries.

“Si do ja bejme, asgje nuk kemi, asnje lloj shprese, shpia s’behet pa leke. Ne s’kemi para per nje thes miell jo te bejme shtepi. Hajt se po e bejme me gure, por ustai do pare”, thote Fahria.

Kryefamiljari Florian Fiku nuk di te jape nje pergjigje se pse emri i tij eshte zhdukur nga lista e gjate e demshperblimeve. Ai thote se strukturat lokale ne komune, por edhe ne Diber e kane percjelle duke i premtuar se familja e tij do te demshperblehet me listat e dyta.

“Erdhi komisioni deri tani nuk kemi marre asgje. Kam qene edhe ne Peshkopi tre here dhe me kane thene se do t’i marrim me listat e dyta”, thote Floriani.

Zbresim me poshte ne fshatin Peladhi ku takojme Ali Ramen edhe ky nje tjeter banor emri i te cilit eshte i shenuar ne procesverbalin e mbajtur ne shtator te vitin 2009.

Ne kete dokument te hartuar nga grupi i punes i ngritur per te evidentuar demet, shtepia e tij cilesohet si e pabanueshme, e megjithate atij i eshte dashur te kenaqet vetem me pasjen e emrit ne listat paraprake sepse me pas akush nuk eshte kujtuar me per te.

“Nuk kemi marre asgje, asnje send, na kane mbajtur me rrena. U be vlersimi u bene te gjitha, erdhen leket, kur vajta te shikoja per leket, emri im nuk ishte. Komuna me tha ta ka heq ministria ta ka heq qarku, une i thashe mua nuk me njeh ministria nuk me njeh qarku epo thashe mua nuk me njeh qarku, nuk me njeh ministria, me njihni ju”, tha Floriani.

Si familjet Fiku dhe Rama ka edhe shume te tjera ne fshatin Peladhi te cilat nuk jane demshperblyer dhe presin sikurse u kane thene drejtuesit e komunes, per listen e dyte. Familja e defrim Plakut eshte nje nga ato.

“Kemi kerkuar ne komune tek kryetari dhe ai ka thene do ta rregulloj une kete pune. Kemi kerkuar disa here po asgje”, thote gruaja e shtepise.
Me nje shtepi te rrenuar, e gjitha familja tashme mbahet vetem me 3 mije leke asistence te burrit te shtepise Defrimit nderkohe qe nenes se tij ja kane hequr me justifikimin se eshte zvogluar fondi ne dispozicion te komunes. Ne kete situate per familjaret eshte e pamundur te riparojne me shpenzimet e tyre sado pak shtepine qe mund te shnderrohet ne cdo moment ne nje kurth vdekjeprures.

“E kemi emrin ne liste per demshperblim. Nuk kemi marre asgje. S’na jane pergjigjur per asgje na thone do t’i merrni e asgje nuk na kane dhene”, shprehet Defrimi.

Asnje demshperblim nuk eshte dhene as per familjet Gjoka, Pata, Smali, Alla e Dufi edhe pse ne procesverbalet paraprake shtepite i kane te pabanueshme. Te gjithe kane varur shpresat tek lista e dyte. Por nga verifkimiet tona ne lista zbulohet shume shpejt fakte qe hedhin hije dyshimi per abuzime.

Ne listen e pare, ku jane bere edhe vleresimet perkatese, rezulton pershembull se nje shtetas Ibrahim Halil Rama eshte vene dy here ne dokumentacion per te marre demshperblim financiar per demtimet ne banese. Nje here me shifren 92,150 leke dhe nje here ne shifren 225,202 leke. Por ka edhe raste me skandaloze si pershembull ai i shtetasit Myrteza Mailq Izvira i cili sipas pohimeve te banoreve, por edhe verifikimeve tona, nuk eshte fare banor i fshatit Peladhi, por i fshatit Cerenec i komunes Gjorice. Ky shtetas, sipas listes, duhet te merrte nje shifer demshperblimi prej 863,854 lekesh.

Per te kerkuar me shume sqarime udhetojme drejt komunes Zerqan, por kryetari i saj zoti Defrim Fiku na thote se nuk ka kohe te na prese per shkak te nje dreke. Ai na fton te paraqitemi prane komunes nje dite tjeter.

Duke lene menjane personin qe rezulton dy here ne listen e demshperblimeve per fshatin Peladhi, apo rastin e banorit tjeter qe nuk eshte fare pjese e ketij fshati, per te cilin eshte kerkuar 8 milione leke demshperblim, enigmatik mbetet fakti se perse banore qe me pare jane shpallur me banesa te pabanueshme jane fshire me pas nga listat e demshperblimeve.

Situata sqarohet vetem nese strukturat lokale apo qendrore kane parashikuar te demshperblejne me pare banoret me deme me te lehta, duke lene ne pritje per me shume se tre muaj banore te tjere, qe jane ne qiell te hapur. Sigurisht nese emrat e tyre nuk firojne serish edhe ne listen e dyte.

Top Channel