Korce, kater raste te reja te dyshuar me AHIN1

11/01/2010 08:05

Kater raste te reja te dyshuara si mbartese te virusit AH1N1 i jane shtuar listes se pacienteve, qe po trajtohen ne spitalin e qytetit te Korces me tamiflu.

Nje banor i qytetit te Leskovikut, nje i moshuar nga Kolonja, nje student nga qyteti i Korces dhe nje tjeter i moshuar nga fshati Barc, kane qene personat e fundit qe dyshohet se jane prekur nga virusi i rrezikshem. Rastet e dyshuara jane paraqitur gjate 24 oreve te fundit ne repartin infektiv dhe bluzat e bardha kane nisur menjehere trajtimin me tamiflu, krahas atij me antibiotike.

Shefja e sherbimit ne Sanatoriumin e Korces, Diana Alickolli, thote se nje grua 56-vjecare ndodhet ne gjendje te rende, nderkohe qe numri i te personave te dyshuar se jane prekur nga virusi tashme ka shkuar ne 15, per te cilet priten pergjigjet zyrtare dhe konfirmimet nepermjet analizave laboratorike qe jane derguar ne kryeqytet.

Mjekja thote se per pese nga pacientet eshte marre konfirmimi dhe kane rezultuar pozitive, nderkohe qe mes te dyshuarve te tjere ka te rinj dhe persona qe nuk kane vuajtur me pare nga semundje kronike dhe komplikacione nga rruget e frymemarrjes. Te gjitha rastet jane paraqitur me temperature te larte dhe mjeket po kryejne trajtimin e ketyre pacienteve me tamiflu dhe antibiotike per pneumoni akute dhe komplikacione te renda respiratore dhe te mushkerive.

Mjeket kane ngritur shqetesimin se ka nje shtim te shpejte te rasteve qe dyshohen si te infektuar me virusin e rrezikshem, nderkohe qe bejne apel qe qytetaret te paraqiten menjehere prane qendrave shendetesore pas shfaqjes se temperatures dhe gjendjes se nje viroze gripale. Sipas mjekeve, pjesa me e madhe e pacienteve kane mberritur ne spital, pasi kane qendruar per disa dite ne shtepi me gjendje gripale, duke neglizhuar marrjen ne kohe te mjekimeve. Ne Korce vetem brenda dy javeve te fundit kane gjetur vdekjen dy persona. Per te dyja rastet eshte marre konfirmimi se kane qene te prekur me gripin e derrit.

Top Channel