Prifti: Nuk dorehiqem

10/01/2010 20:15

Ne perfundim te mbledhjes me grupin e punes qe mbikqyr situaten ne Kaskaden e Drinit, Ministri i Energjetikes Dritan Prifti, deklaroi se gjendja po normalizohet dhe brenda pak ditesh do te ndalen edhe shkarkimet.

“Jemi ne nivele pozitive ne liqene dhe nuk eshte aspak cudi qe brenda 3-4 diteve te ndalim shkarkimet”, tha Prifti.

Ndersa opozita e akuzon si pergjegjesin kryesore te katastrofes ne zonat veriperendimore te vendit, duke kerkuar edhe largimin e tij nga detyra, Prifti deklaroi se nuk do te dorehiqet dhe se i eshte permbajtur rregullores.

“Kam bere detyren, dhe jo vetem une por te gjithe vartesit e mi, i gjithe grupi qe eshte ngritur per te mbikqyrur situaten. Kerkesa doreheqjesh kemi degjuar ne te kaluaren, kemi per te degjuar shume ne te ardhmen, por keto kerkesa nuk mund te vijne nga ata njerez te cilet edhe me nje dige 5 metra tek liqeni artificial i Tiranes nuk kane ditur ta menaxhojne.

 

Top Channel