Moti, shi dhe debore

10/01/2010 12:25

Parashikime aspak te favorshme per zonat e permbytura vijne nga Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.

Edhe per te pakten kater dite te tjera vendi pritet qe te perfshihet nga nje mot i paqendrueshem, i shoqeruar me reshje shiu dhe debore. Ndonese me intensitet me te dobet, reshjet e shiut do te vazhdojne ne zonat e permbytura, Lezhe, Shkoder dhe ne verilindje, ne Kukes e Tropoje.

“Vec reshjeve te shiut, ne zonat mbi 800 metra kane filluar reshje debore. Pritet qe neser te rifillojne reshjet, ndersa ne 600-700 metra reshjet do jene ne formen e debores”, thekson Gentian Bregu nga Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.

Sipas meteorolgeve, temperaturat do te zbresin me 4-5 grade celius per shkak te nje mase ajrore te ftohte qe ka hyre ne vendin tone, duke bere qe ne vendet malore ato te zbresin nen zero grade. Nderkohe qe te marten dhe te merkuren reshjet e shiut pritet te intensifikohen. Gjate se shtunes, ne 4 oret e para te dites ne Shkoder jane regjistruar 60 mm shi, ne Lezhe 16 mm ndersa ne Kukes e Tropoje 2-3 mm shi. Ndonese te dobeta ne keto zona do te kete serish reshje.

Top Channel