“Albtelekom” gjunjezohet nga nderhyrjet ne Fier

10/01/2010 08:15

Vazhdon qe nje pjese e madhe e komunitetit te Fierit te vuaje mungesen e sinjalit te telefonit statik. Shkak jane bere defektet e shumta te shkaktuara ne rrjet.

Ndersa nje pjese e defekteve te shkaktuara nga fishekzjarret e festave te fundvitit jane riparuar, pjesa me e madhe mbetet ende e shkeputur, duke lene edhe abonentet pa telefon fiks. Sipas drejtueseve te filialit te “Albtelekomit” ne Fier, mesohet se problemi me i madh ekziston tek demtimi dhe vjedhja e kabinave elektrike, qe behet me qellim nga persona te papergjegjshem.

Po ashtu drejtues te “Albtelekomit” te filialit te Fierit, si dhe te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor shprehen per “Shqip” se per vitin 2009 jane kryer 20 denoncime per demtime me qellim te rrjetit telefonik, apo dhe “pushtimit” te kabinave te tyre nga objekte te ndertuara pa leje.

Top Channel