Kosova, 200 mije euro ndihme per te permbyturit

09/01/2010 11:25

Qeveria e Kosoves akordoi 200 mije euro ndihme per familjet e permbytura ditet e fundit ne zonen e Shkodres.

Kryeministri Hashim Thaci i shprehu qeverise shqiptare solidaritetin ne keto dite te veshtira dhe pergezoi komunat per iniciativat ne ndihme te zonave te permbytura ne Shqiperi.

Edhe sot gjendja vazhdon te jete e rende, ku lagje te tera jane nen uje dhe levizja e njerezve kryhet nepermjet varkave te vogla.

Oret e para te mengjesit Shkodra eshte perfshire serish nga reshjet e shiut.

Top Channel