“Lost” ka mundur Obamen dhe fillimi i sezonit te fundit te tij nuk do te spostohet.
Zedhenesi i presidentit amerikan, Robert Gibbs eshte prezantuar te premten ne mbremje perpara gazetareve te Shtepise se Bardhe duke theksuar se nuk do te kete perplasje mes orarit te fjalimit te kreut te shtetit dhe serialit te njohur.
“Me fjalimin e tij per shtetin perpara Kongresit, presidenti Barack Obama nuk do te veje ne rrezik transmetimin e puntates se pare te sezonit te gjashte dhe te fundit te ‘Lost’”, eshte shprehur Gibbs.
Duhet edhe nje muaj perpara se te nise ne “ABC” seriali qe ka apasionuar telespektatoret e te gjithe botes.
Nderkohe qe shtohen teorite per menyren se si do te perfundoje historia e te “humbureve” me te famshem te ekranit.
Top Channel