Vijon evakuimi ne zonat e permbytura

08/01/2010 19:45

Te dhenat e Ministrise se Brendshme deri ne oren 18:00, bejne te ditur se po “vazhdon intensivisht evakuimi, kryesisht ne Bashkine e Shkodres, ne lagjet Bacallek, Ajasem e Livade”.

Gjate operacioneve ne terren jane evakuuar edhe 1067 krere bageti.

Sipas komunikates se leshuar nga ministria, “u zhvillua mbledhja e posacme me kryetarin e komunes Dajc, ku u percaktuan masat konkrete per te nderhyre me ndihma ushqimore, asistence shendetesore dhe plotesimin e kushteve me imediate per jetese te komunitetit qe eshte evakuar brenda komunes, kryesisht ne fshatin Pentar te Dajcit”.

“Po behet ridislokimi i strukturave te ushtrise dhe te policise si dhe atashimi i perfaqesuesve te tyre prane cdo kryetari komune te permbytur, me qellim qe operacionet e evakuim shpetimit dhe te ndihmave ushqimore qe do te dergohen ne komunat Dajc, Ana e Malit, Berdice, Bushat dhe Bashkia Shkoder te jene sa me efektive”.

Ministria e Brendshme ben te ditur se “te gjithe komunat e permbytura dhe lagjet e Bashkise Shkoder furnizohen 24 ore me energji elektrike”.

Top Channel