Tropoje, prurjet e Fierzes demtojne uren

08/01/2010 09:35

Ura qe lidh Tropojen me pjesen tjeter te vendit nuk i ka rezistuar dot vershimit te ujerave qe shkarkohen nga portat e meegjences se hidrocentralit te Fierzes. (UPDATE)

Dallga qe krijohet nga shkarkimi godet direkt kembet dhe shtratin e kesaj ure, e cila per dite te tera ka qene nen sulmin e ujit aq sa nuk ka rezistuar me.

Demtimi ka prekur nje korsi te ures duke e bere te rrezikshem kalimin ne te. Sipas korespondentit te Kukesit, qe ndodhet aktualisht prane diges se Fierzes, shkarkimi i ujit vazhdon ne mase shume te madhe.

Ne shtratin e kesaj ure eshte hapur nje grope e konsiderueshme disa metra katrore nga shembja e brendshme e saj.

Per shkak te rese se madhe te ujit qe ngrihet ne ajer eshte pothuajse e pamundur per te verifikuar nese eshte shembje e kembes se ures apo thyerje e ndonje prej traversave te saj.

Megjithate, policia nuk keshillon kalimin ne aksin rrugor drejt Tropojes per shkak se ura ne Fierze eshte shume e rrezikshme.

Top Channel