Rama: Fatkeqesia mund te shmangej

08/01/2010 15:45

Ne Shkoder ka qene edhe kryetari i opozites Edi Rama. Ai ka bere nje thirrje te forte per ndihme financiare per banoret e zonave te permbytura, ndersa ka fajesuar qeverine dhe keq menaxhimin per gjendjen e krijuar.

“Sensibilizojme qytetaret ne Shqiperi dhe ne emigracion qe te solidarizohen me ato familje qe nuk kane thjesht problemin e sotem te te gjendurit nen uje por edhe problemin e neserm”, u shpreh Rama.

Kreu socialist eshte shprehur se opozita nuk do te ndalet ne kerkimin dhe daljen e pergjegjesve te situates.

Rama theksoi se ka te dhena te mjaftueshme qe tregojne se kjo fatkeeqsi mund te shmangej, por qe gjithcka eshte akumuluar per arsye te cilat jane te lidhura edhe me korrupsionin.

Top Channel