Fasonistet shpresojne per permiresime ne 2010-en

08/01/2010 09:05

Eksporti i kepuceve ne sasi gjate periudhes janar-tetor te vitit 2009 ka qene 13 per qind me i ulet se e njejta periudhe e vitit paraardhes, por te ardhurat e kesaj industrie kane pasur ecuri me pozitive si pasoje e zhvleresimit te lekut kundrejt euros, behet e ditur nga te dhenat e Drejtorise se Pergjithshme te Doganave.

Per dhjetemujorin 2009 u eksportuan gjithsej 12 500 tone kepuce me vlere te pergjithshme prej 16.3 miliarde lekesh.

Nje vit me pare, qene eksportuar 14 400 tone kepuce, me vlere monetare prej 15.9 miliarde lekesh.

Kepucet jane malli me i rendesishem i eksporteve shqiptare dhe vendi yne renditet i gjashti ne bote per nga sasia e kepuceve te eksportuara.

Rreth nje e treta e te punesuarve ne sektorin e perpunimit aktiv, ose rreth 30 mije vete u perkasin fabrikave te kepuceve.

Top Channel