
Presidenti i Serbise deshiron te shohe Kosoven ne Bashkimin Evropian, por si pjese te Serbise.
Gjate qendrimit ne Manastirin e Decanit, presidenti serb beri deklarata te dyfishta. Boris Tadic, gjate gjithe kohes perseriti se kishte ardhur ne paqe, por nuk munguan mesazhet politike.
Gazetarja Valdete Osmani, e cila ndoqi sot meshen Krishtlindjeve ortodokse, na njofton se presidenti serb ka perseritur deklaraten e hyrjes se Kosoves ne BE si pjese e Serbise.
Por i pyetur nga Top Channel, se ku e klasifikonte kete qendrim ai mohoi qe kjo te ishte nje deklarate politike. Tadic ju tha gazetareve se te gjitha problemet qe kane pasur popujt e Ballkanit mes tyre, si serbet e shqiptaret, duhet t’i mbeten se shkuares.
Sipas Tadic tani eshte koha qe te gjithe te behen pjese e BE-se, sepse e ardhmjan e qytetareve te Ballkanit eshte atje. Per hyrjen ne Kosove, zotit Tadic i ishte vene si kusht pikerisht shmangia e deklaratave politike. Ne diten e pare te vizites, Tadic i shmangu referimet politike perpara mediave shqiptare, teksa ndryshoi tonet ne mjedise ku kishte media serbe dhe nderkombetare.
Nga ana tjeter presidenti serb uroi vitin e ri ne gjuhen shqipe ne brendesi te Manastirit te Decanit, ku ne fakt nuk ishte lejuar asnje media shqiptare. Kjo eshte vizita e trete te presidentit serb ne Kosove, qekur u shpall pavaresia.
Top Channel