Konfindustria: Festat krijonin kosto shtese

07/01/2010 08:55

Plani i qeverise per te reduktuar ditet e pushimit si pasoje e festave gjykohet nga biznesi si vendim i vonuar. Megjithate, biznesi industrialist e mbeshtet projektin per heqjen e dyfishimit te diteve te pushimit kur fundjava perkon me dite festash zyrtare.

“Vendimi ne fjale sjell ekonomine dhe institucionet shteterore shqiptare ne normalitet dhe sipas standardeve te vendeve te BE nga nje gjendje absurde trashegim i politikave populiste, me kosto te ndjeshme shtese dhe krejt te panevojshme per efektivitetin e ekonomise kombetare, sherbimin dhe mireqenien e qytetareve shqiptare ne pergjithesi”, tha dje administratori i Konfindustrise, Gjergj Buxhuku.

Sipas tij, bizneset e kishin kerkuar prej disa vitesh marrjen e vendimit te qeverise.

Konfindustria vlereson, se pjesa me e prekur e biznesit nga zgjatjet e papranueshme dhe te  paarsyeshme te diteve zyrtare te detyrueshme te pushimit, jane pikerisht industrite prodhuese te vendit, qe marrin goditje dyfishe jo vetem si kosto shtese krejt te panevojshme, por njekohesisht edhe ndiejne drejtperdrejt uljen e metejshme te konkurrueshmerise se mallrave dhe sherbimeve te tyre ne krahasim me prodhimet e importuara.

“Aq me shume gjendja eshte e rende per industrite prodhuese te Shqiperise kur ne kushtet e pasojave te krizes globale financiare, tregjet nderkombetare jane ndjeshem te varferuara ne likuiditet, duke rritur keshtu jashtezakonisht ashpersine e konkurrences tregtare ndermjet shteteve”, theksoi Buxhuku.

Top Channel