Gjirokaster, sekuestrohen 650 kg hashash

07/01/2010 13:55

Policia e Gjirokastres ka mundur te kape nje sasi prej 650 kilogram hashash qe po dilte nga fshati Lazarat per t’u derguar ne Sarande.

Drejtoria e policise se Gjirokastres organizoi operacionin ndjekja. Mesnaten e djeshme ne aksin rrugor Gjirokaster-Jorgucat poshte fshatit Lazarat policia ka kontrolluar te gjitha automjetet.

Personat te cilet donin te trafikonin lenden narkotike ne drejtim te Sarandes duke pare se policia ishte ne ndjekje, kane nderruar drejtim dhe rreth ores 03.00 te mengjesit me nje kamion ku kishin ngarkuar nje sasi te madhe lende narkotike e dyshuar si mariaune kane filluar levizjen nga fshati Lazarat per ne Sarande nga nje rruge dytesore rreze kodres se fshatit Dervican.

Ne fshatin Goranxi, personat te cilet po transportonin kete lende narkotike duke pare qe levizja e metejshme ishte e pamundur pasi policia kishte bllokuar te gjitha drejtimet e levizjes dhe ishte veve ne ndjekje te tyre kane braktisur lenden narkotike afer nje ndertese ne ndertim e siper dhe jane larguar me shpejtesi duke perfituar edhe nga erresira dhe moti shume i keq me stuhi.

Top Channel