Situata ne kaskaden e Drinit po perkeqesohet per shkak te prurjeve te larta, te cilat jane sot dy here me te larta se dje duke arritur ne 1500 meter kub ne sekonde.
Per pasoje niveli i liqenin ne hidrocentralin e Fierzes ka arritur ne 292.48 metra, ose 2.48 meter mbi kutotat e sigurise qe percakton rregullorja per shkarkimin e ujerave nga portat e hidrocentraleve.
“Fierza tani rritet me 2 centimetra ne ore”, thote kreu i KESH, Muharrem Stojku.
Sipas Stojkut te tre hidrocentralet po punojne me kapacitet maksimal dhe nga te tre po shkarkohen sasi te medha uji.
Ne Fierze po shkarkohet 650 meter kub uje ne sekonde. Ne Fierze 1700 meter kub, ndersa ne Vaun e Dejes 2380 meter kub uje ne sekonde. Korporata shpreson qe prurjet te vijne duke u ulur.
“Nese kthehet serish situata ne ditet e ardhshme une mendoj se mund te rriten shkarkimet, por per momentin theksoj qe Debora qe ishte neper male pjesa me e madhe duhet te kete shkrire”, thote Stojku.
Top Channel