Nese shperthejne digat…

06/01/2010 21:15

Kaskada e lumit Drin eshte kthyer e gjitha ne liqen te hidrocentraleve me te medha ne vend. Kufiri i fundit te liqeneve eshte ne periferi te qytetit te Kukesit ku derdhet lumi Drin.

Ky lum ka nje prurje vjetore qe varion nga 352 meter kub ne sekonde deri ne 5100 meter kub ne sekonde, ndersa e gjithe kaskada mban 70 milione meter kube uje.

Prurjet ne kete lume vijne edhe nga lumenjte e vegjel ne Alpe te cilat shkarkojne sasi te medha ujerash gjate kohes se shkrirjes se debores.

Ketu jemi ne piken me te larte te kaskades, digen e hidrocentralit te Fierzes, me i madhi ne vend. I pare nga sateliti, liqeni ka nje siperfaqe prej 73 kilometra katrore, eshte 70 kilometra i gjate dhe arrin nje thellesi prej 128 metrash.

Liqeni eshte krijuar ne vitin 1978 me ndertimin e diges se hidrocentralit dhe sherben si rregullator per te gjithe kaskaden.

Lumi, i kthyer tashme ne nje liqen, gjarperon neper grykat e maleve deri sa mberrin ne Koman. Ketu nis liqeni i dyte i kaskades.

E gjithe kjo gjatesi liqeni eshte e lundrueshme dhe sasia e jashtezakonshme e ujit ka ndryshuar edhe klimen e gjithe zones, duke e bere ate me te lagesht.

Diga e ketij hidrocentrali eshte me e larta ne vend dhe eshte ndertuar ne vitet 80 dhe eshte hidrocentrali me i ri i ndetuar ne kaskaden e lumit Drin.

Liqeni i ketij hidrocentrali furniziohet nga shkarkimet e hidrocentralit te Fierzes dhe nga perrenjte malore. Liqeni gjarperon per dhjetra kilometra ne nje zone pak te banuar mes maleve, deri sa mberrin ne zonen e Vaut te Dejes.

Hidrocentrali per nga kapaciteti eshte me i vogli ne serine e kaskades se Drinit dhe ka dy diga. Pas kesaj dige, ku ndodhen edhe turbinat e prodhimit te energjise, shkarkohet e gjithe sasia e ujit qe me pas krijon rrjedhen normale te lumit Drin.

Nje degezim i ketij lumi shkarkohet ne bregdetin e Lezhes, ndersa pjesa tjeter me e madhe ne volumin e ujit por pak kilometra e gjate shkarkohet ne lumen Buna, ne hyrje te qytetit te Shkodres.

Zona perreth dy lumenjeve eshte permbytur disa here nga vershimet e Drinit. Por keto permbytje lokale nuk jane asgje perballe situates se krijuar keto dite. Ne fushen e Lezhes dhe nenShkodres dallohet qarte uletsira e banuar.

Nje pjese e vogel e saj tashme eshte nen uje, por katastrofa do te krijohej nese ujerat e tre hidrocentraleve do te shperthenin digat dhe do te vershonin mbi keto fusha.

Dallga me 70 milione meter kub uje do te derdhej ne nje cast te vetem jo vetem ne Lezhe e Shkoder, por dhjetra kilometra me ne jug e do te prekte kufinj te paimagjinuar, deri me siper ne Mal te Zi.

Top Channel