Avokati i Bares kerkese Apelit

06/01/2010 13:30

Aldo Bare kerkon serish t’i rikthehet lirise me argumentin se i kane perfunduar afatet e paraburgimit.

Tre jave pasi kerkesa e tij fillestare u rrezua nga Gjykata e Shkalles se Pare te Krimeve te Renda, avokati i tij mbrojtes Vladimir Meci i drejtohet Gjykates se Apelit.

Ne qendrimin e tij avokati Meci kerkon rrezimin e vendimit te Krimeve te Renda me arsyetimin se klientit te tij i kane perfunduar afatet ne kohen qe mbahej ne qelite e Turqise.

Sipas avokatit afatet e paraburgimit nuk mund t’i kalojne caqet per asnje arsye dhe Aldo Bare eshte mbajtur sipas mbrojtjes gati dy vjet jashte afateve.

Ne kete shkrese avokati pohon se paraburgimi per Aldo Baren ka humbur fuqine dhe duke ju referuar kushtetutes ai mbahet ne menyre te kundraligjshme. Ne fund te mbrojtjes avokati i kerkon Gjykates se Apelit te Krimeve te Renda, te urdheroje lirimin e menjehershem te Aldo Bares apo Alfred Shkurtit.

Top Channel