Shkoder, perkeqesohet situata

05/01/2010 15:25

Situata ne zonen veriperendimore te vendit, kryesisht ne zonen e Shkodres vazhdon te jete kritike dhe duket se po perkeqesohet edhe me tej. (UPDATE)

Te dhenat e fundit te autoriteteve nga terreni tregojne se ka nje rritje me rreth 30 cm te nivelit te ujrave ne zonen e nen-Shkodres e sidomos ne Dajc.

Nga zonat e permbytura, ndonese me shume veshtiresi per t’i bindur, ka nje rritje te numrit te familjeve te evakuuara. Vetem ne Dajc, forcat e nderhurjes se shpejte larguan rreth 80 banore dhe transportuan me shume se 250 krere bageti. Njerezit ne kete fshat po vendosin thase me rere ne argjinaturen e lumit Buna dhe po qendrojne ne gadishmeri per te penguar daljen e ujit.

Por nderkaq nje pjese e madhe e tyre vazhdojne te kundershtojne evakuuimin. Nderkaq ne Obot u larguan vetem 4 familje, ndersa pjesa tjeter e banoreve edhe ketu nuk pranon t’i lere shtepite e tyre edhe pas kerkesave te vazhdueshme te autoriteteve.

Burimet zyrtare bejne te ditur se me qindra shtepi ndodhen tashme nen uje ne Obot, Ajasem, Bahcallek dhe Dajc.  Ndersa vetem ne zonen e nen-Shkodres nen uje gjenden rreth 4000 hektare toke.

Shumica e banoreve te evakuuar jane strehuar tek te aferm te tyre ne zonat te paprekura nga permbytjet. 

Top Channel