Rama: Jo ne Kuvend pa u hapur kutite

05/01/2010 08:20

Nese Kryeministri Sali Berisha nuk do te pranoje hapjen e kutive te votimit dhe transparencen per procesin elektoral te 28 qershorit, deputetet e Partise Socialiste do te jene ne rruge edhe ne 7 mars, kur skadon afati ligjor.

Prerazi dhe me shume vendosmeri Edi Rama i ka leshuar mesazhin e radhes kryeministrit Sali Berisha.

Ne nje interviste ekskluzive per gazeten “Shqip”, kreu i opozites skanon te gjitha zhvillimet politike qe prej fushates elektorale.

Duke iu referuar momenteve te para pas zgjedhjeve, Rama thote se nuk ka pasur asnje komunikim me Ilir Meten.

“Ka pasur miq te mi, apo edhe dashamires te perbashket qe ma kane sugjeruar komunikimin dhe jane habitur sidomos te dytet, kur u kam thene se jo vetem s’duhet te ma sugjeronin, po as duhet te prisnin qe Ilir Meta te rrinte majtas ne rast se ne nuk kishim votat per te formuar qeverine pavaresisht tij”, thote Rama.

Duke u pozicionuar politikisht kunder Berishes, Metes dhe Nanos, Rama thote se beri te vetmen zgjedhje te ndershme.

Kreu i PS konstaton se nuk e ka pritur qendrimin e Ben Blushit dhe Kastriot Islamit fill pas zgjedhjeve. Ndersa duke iu referuar presidentit Topi si negociator i mundshem per zgjidhjen e krizes, Rama mendon se ai ka qene korrekt.

“Presidenti nuk besoj se ka çfare ben me shume per dialogun e munguar ne kushtet kur jo te gjitha palet, kam parasysh ketu Sali Berishen, do ta pranonin per te ndermjetesuar nje proces dialogu”, vlereson ai.

Referuar krahasimeve qe i jane bere koalicionit PD-LSI me koalicionin e gjere ne Gjermani, Rama ironizon duke thene se, “i ashtuquajturi koalicion qe qeveris Shqiperine ngjan konceptualisht me koalicionin e madh ne Gjermani, po aq sa ç’ngjan fizikisht Sali Berisha me Anxhela Merkelin”.  

Top Channel