Korce, zyrat civile lene ne pritje emigrantet

04/01/2010 12:15

Emigrantet qe jane kthyer ne Shqiperi per festat e fundvitit po largohen por nje pjese e tyre po qendrojne me shpresen per t’u pajisur shpejt me dokumentat e reja, kartat e inentitetit apo edhe pasaportat biometrike.

Ne qytetin e Korces, prej ditesh ne zyrat e gjendjes civile ka rradhe ashtu si edhe sot, por keto zyra nuk jane hapur. Emigrantet shprehen se nuk mund te largohen pa u pajisur me dokumentat e reja te identifikimit, por keto zyra nuk funksionojne prej 4 ditesh.

Paisja me nje pasaporte te re biometrike kerkon 15 dite kohe dhe shume nga emigrantet nuk i kane mundesite te qendrojne kaq gjate.

Top Channel