Emigrantet, kaos me pasaportat

04/01/2010 16:10

Te pakten 40 mije emigrante kane aplikuar ne dhjetor per pasaporte biometrike ne Shqiperi, pjesa me e madhe e te cileve u larguan nga vendi me pasaporten ekzistuese.

Menyra e ndjekur nga emigrantet per ta terhequr kete pasaporte ka qene ajo me prokure nga te afermit e tyre ne Shqiperi, te cilet do t’ia dergojne kete pasaporte me pas me poste.

Ajo qe nuk eshte perllogaritur ende nga emigrantet eshte fakti se si do te hyjne ne Shqiperi serish me pasaporten e tyre te re, e cila figuron ne sistem qe ne momentin qe eshte prodhuar, kur kane dale nga Shqiperia me nje tjeter pasaporte.

Me nje urdher ekzistues te Ministrise se Brendshme, shtetasit shqiptare lejohet te hyne ne te gjitha pikat e kalimit kufitar ne Shqiperi, por a do te lejohen te hyne ata nga shtetet e huaja, kryesisht Greqi dhe Itali, gje qe ligjerisht me aktet ne fuqi eshte e pamundur deri ne liberalizimin e vizave.

Nderkohe qe sipas policise, qe kryen edhe eleminimin fizik te ketyre pasaportave, keta shtetas kur te paraqiten ne kufi duhet te kene edhe pasaporten e vjeter me vete.

Nje tjeter problem qe pritet te haset nga emigrantet shqiptare ne kufirin me Greqine mbetet ajo e emrave ne lejet e qendrimit.

Fenomeni i nderrimit te emrit ne Greqi per te perfituar lejen e qendrimit ne shtetin fqinj do te nxjerre problemin me shqiptaret te cilet do te kene nje pasaporte biometrike me emrin real.

Dhe qe ajo qe do te jete ne rrezik akoma me te madh mbeten kursimet e tyre ne bankat greke, me emra te ndryshuar per perfitimin e lejes se qendrimit.

Ne momentin e prodhimit te pasaportes se re dhe sidomos ne momentin e liberalizimit te vizave, emigrantet nuk do kene me mundesi te terheqin nga bankat parate me lejen e qendrimit, por vetem me pasaporten biometrike.

Top Channel