Patozi: Gati te ngreme komisionin hetimor

03/01/2010 08:40

Mazhoranca eshte e gatshme te ngreje qe diten e enjte komisionin parlamentar hetimor per te diskutuar ne lidhje me zgjedhjet e kaluara parlamentare.

Ky ishte qendrimi qe mbajti dje kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike, Astrit Patozi, ne nje konference per shtyp.

Sipas Patozit, mazhoranca eshte e hapur per te hetuar zgjedhjet, por opozita duhet ta kete te qarte se objekt hetimi nuk mund te behen vendimet e gjykatave.

“Ne jemi te gatshem qe mundesisht, kete te enjte te nisim ngritjen e komisionit parlamentar qe do te hetoje zgjedhjet, duke pasur qellimin e mire te kthimit te opozites per te zene vendet e saj ne Parlament”, theksoi Patozi.

Sipas tij, eshte e udhes qe kryetari i PS-se, Edi Rama, ta shohe ne menyre te sakte rezoluten e Asamblese Parlamentare te KiE-s.

Kreu i grupit parlamentar theksoi se opozita nuk mund t’i beje karshillek vendimeve te nje institucioni kaq te rendesishem siç eshte KiE.

Ne lidhje me rolin e Presidentit Topi, si negociator per krizen, Patozi deklaroi se PD e mirepret kontributin e Presidentit dhe te çdo aktori tjeter, pa asnje lloj paragjykimi, me garancine e vetme se ne negociata nuk mund te diskutohet per vendimet e gjykatave dhe shtetin e se drejtes.

Top Channel