Malesi e Madhe, aksidentohet per vdekje 54-vjecari

02/01/2010 11:05

Nje tjeter viktime eshte shenuar pasditen e dates nje janar ne Bajze te Malesise se Madhe.

Nje person ka humbur jeten ne nje aksident rrugor qe ka ndodhur ne hyrje te fshatit. Shtetasi Zef Gjoni, 54 vjec ka qene duke udhetuar me motor kur eshte perplasur nga nje veture tip Mercedes Benz me targa te Malesise se Madhe qe po udhetonte nga Kopliku ne drejtim te Bajzes.

Per pasoje 54-vjecari ka marre plage te renda ne koke. Ai eshte derguar me urgjence ne spitalin rajonal te Shkodres nga vete drejtuesi i vetures qe ishte perfshire ne aksident.

Por pas dy oresh si pasoje e plageve te renda ka humbur jeten. Drejtuesi i mjetit nga ana tjeter eshte shoqeruar ne komisariatin e policise se Malesise se Madhe deri ne sqarimin e plote te rrethanave te aksidentit.

Top Channel