Batica sjell permbytje ne zonat e Lezhes

02/01/2010 10:15

Dhjetera banesa ne zonen e Ishull Shengjinin dhe te Fushe Kuqes jane permbytur ne oret e para te mengjesit te sotem nga ujerat e detit.

Shkak eshte bere serish batica detare e shoqeruar edhe me ere te forte nga deti qe ka cuar ujrat e kripura te vershojne ne shtepite dhe tokat e banoreve te zones. Per ore te tera uji ka qendruar ne nje nivel deri ne nje meter dhe vetem pak minuta me pare nisi terheqja e ujit por ende shume banesa jane nen uje.

Pak dite me pare nje batice e ngjashme permbyti zonen e Tales ne Lezhe duke nxjerre jashte pune edhe hidrovorin e kesaj zone.

Sot deti ka dale ne disa zona te ndryshme te bregdetit por jo kudo ka shkaktuar permbytje te tilla. Sipas banoreve qe komunikuan me Top Channel, ne zonen e Ishull Shengjinit shkak per vershimin e ujerave te detit eshte bere demtimi i pritave te ngritura pergjate bregdetit per te parandaluar situate te ngjashme.

Top Channel