Viti i Ri, viktima e pare ne Elbasan

01/01/2010 19:40

Nje 20 vjecar humbi i jeten pasi u perplas me nje shtylle betoni ne afersi te universitetit Aleksander Xhuvani ne Elbasan, gjate nates se Vitit te Ri.

Mariol Hoxha rezulton te jete viktima e pare e aksidenteve automobilistike ne Shqiperi, dhe i vetmi nga nje mori aksidentesh qe kane ndodhur ne gjithe vendin.

Ne sallen e reanimacionit ne Elbasan ndodhet edhe nje i plagosur ne gjendje te rende per jeten nga aksidentet. Bilal Ruçi, 66 vjec u perplas ne rruge nga nje automjet me targa angleze, ndersa festonte nderrimin e viteve. Automjeti pas aksidentit u largua me shpejtesi nga vendi i ngjarjes.

Nderkohe qe ka patur te demtuar lehte nga fishekzjarret, si edhe 6 persona te intoksikuar nga alkoli.

Te dehurit kane zevendesuar te plagosurit nga fishekzjarret gjate nates se nderrimit te viteve edhe ne kryeqytet. Te pakten 20 adoleshente kane konsumuar ne baret e Tiranes, me teper alkool sec duhet, dhe jane shoqeruar per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku edhe kane marre serume, pas gjendjes traumatike. Pasi kane marre sherbimin e duhur mjekesor jane larguar nga urgjenca e Spitalit Ushtarak ne Tirane drejt banesave te tyre.  

Fluksi me i madh sipas mjekeve ka qene rreth ores 02- 03 te mengjesit. Numri i personave qe kane konsumuar pije alkoolike dhe kane dashur nderhyrje mjekesore ka qene me i larti i viteve te fundit. Mjeket shpjegojne se asnje rast nuk ka patur helmim, por thjesht konsumim te madh.

Nderkohe nga fishekzjarret ne Tirane jane demtuar lehte gjashte persona. Mosha e atyre qe kane marre mjekim nga djegiet e fishkzajarreve nuk i kalonte 12 vjecet, te cilet krysisht ishin djegur ne gishtat e dores ne momentin e hedhjes se fishekzjarreve.

Ajo qe ka rene me teper ne sy tek mjeket roje te mengjesit te 1 janarit 2010 ne Spitalin Ushtarak, ka qene fakti se, nuk ka patur asnje te demtuar nga aksidentet automobilistike ne Tirane.

Vetem nje shtetas nga Lezha eshte paraqitur ne kete spital per te marre mjekim me te specializuar pas nje aksidenti rrugor te ndodhur me heret ne qytetin e tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta