Makinat, taksat jo ne dogane

01/01/2010 14:10

Duke filluar qe nga data 1 janar 2010, cdokush qe blen nje makine nga jashte mund ta kaloje ate ne dogane pa qene nevoja te paguaje aty taksat doganore.

Burime nga doganat thane per Top Channel se qe nga fillimi i vitit 2010 qytetaret do te kene mundesi te kalojne automjetet qe blejne nga jashte pa qene nevoja te bejne pagesen e menjehershme ne pikat doganore te taksave.

Sipas doganave pagesa e tyre do te behet ne agjenci te tjera, gjate pajisjes se automjeteve me targa apo dhe lejet e qarkullimit.

Mospagesa e menjehershme e detyrimeve doganore mund te krijoje lehtesi momentale per qytetaret, por kushtet dhe afatet e pajisjes se automjeteve me dokumentat e qarkullimit jane me te shtrenguara.

Nderkaq burime nga financat mohojne edhe zerat per heqjen e doganave te automjeteve, edhe pse kjo eshte kerkuar me force nga Bashkimi Europian.

Sipas burimeve te Ministrise, dogana e makinave do te vazhdoje te jete dhe i vetmi lehtesim qe mund te behet per qytetaret, nese mund te quhet keshtu, do te jete nje ulje shume e vogel e tyre gati e paperfillshme. Vendimi per mospagesen eshte marre per te lehtesuar koncesionaret.

Top Channel