“Gala 2010” ne Top Channel

01/01/2010 12:10

Mbremja e 1 janarit ne Top Channel do t’i rezervoje publikut shqiptar nje mbremje Gala, te titulluar “2010”. Nje mbremje e pasur me elemente zbavitese e te ftuar, drejtuar nga Adi Krasta dhe Xhemi Shehu.

“Gran Gala e ketij viti, do te jete nje vazhdim i asaj cka nisim vitin e kaluar. Njerezit e pelqyen shume dhe pas kerkesave te tyre, menduam qe ta riorganizonim. Kete vit do te kete shume elemente te show-t dhe si gjithmone, do te perpiqemi te bejme sa me shume surpriza”, thote Alessia Vessicchio, autore e programit.

Mbremja gala “2010” do te kete te ftuar te sallonit, personazhe nga te gjitha trevat shqiptare, te ftuar speciale, muzike, balet, kengetare, femijet  e programit “Nje kenge per ty”, musikal me personazhe te perzgjedhur nga ‘Big Brother’ e shume surpriza.

“Surpriza me e madhe per mua dhe shpresoj edhe per publikun eshte ketu perkrah meje, babai im”, thote Vessicchio.

I ftuari special ne Gala 2010 eshte Beppe Vessicchio, aktualisht ne jurine e programit “Amici” te Maria De Filippi-t dhe dirigjent per shume vite i Orkestres se Festivalit te Sanremo-s.

“Jam shume i lumtur, qe jam ketu. I njihja nepermjet televizorit realizuesit e Galase, pasi jane ata qe bejne edhe te Diellen, program te cilin e shoh nga Italia, pasi Alessia me ka blere dekoderin e Digitalb per ta ndjekur. Eshte vertete shume i bukur”, thote Beppe Vessicchio.

Mjeshtri Vessicchio eshte ftuar disa here per te dirigjuar nje koncert ne Shqiperi, cka duket te jete ne planet e tij.

“Kam deshire qe nje te ardhme te vij ketu dhe te realizoj dicka, qe perfaqeson realisht muziken e vendit te origjines time, asaj napolitane, te cilen e gjej shume te ngjashme me tuajen. Do te vij ketu, sapo te mbaroj kete projekt”, thote Vessicchio.

Per me shume, gjithcka ne galane “2010”, me 1 janar, ora 21.20

Top Channel