Berisha viziton te porsalindurit

01/01/2010 14:00

Lusiana quhet vajza, e cila ka lindur ne oren 00:07 minuta ne maternitetin “Nena Geraldine”.

Vogelushja, e cila gezon shendet te plote, eshte femija e pare qe ka lindur ne kete godine.

Kryeministri Sali Berisha i shoqeruar edhe nga bashkeshortja e tij, e kane nisur kete vit duke takuar dhe uruar nenen dhe vogelushen, e sapo pagezuar me emrin Lusiana.

Ne diten e pare te ketij viti kreu i qeverise i ka rikujtuar shqiptareve se ky eshte viti i levizjes se lire, por edhe viti kur pensionet dhe rrogat do te rriten me shume.

“Levizja e lire u jep mundesi familjeve te komunikojne me lirshem, te jetojne se bashku.Levizja e lire eshte mundesi e jashtezakonshme per te gjithe rinine shqiptare, qe mund te shkollohet ku te doje, apo mund te jetoje perkohesisht jashte vendit. Viti i ri eshte viti i shanseve dhe i mundesive te medha”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha ne kete vizite te pare per kete vit ne maternitetin “Nena Geraldine” ishte i shoqeruar nga ministri i Shendetesise dhe drejtori i Maternitetit, Halim Kosova.

Top Channel