Ulen tarifat doganore

31/12/2009 15:20

Nje janari i vitit 2010 do te shenoje nje tjeter ulje te taksave doganore per produktet qe Shqiperia importon nga vendet e Bashkimit Europian.

Ne marreveshjen interim qe vendi yne ka nenshkruar eshte parashikuar reduktimi gradual i taksave doganore, sipas produkteve specifike, i cili ka filluar qe ne nje janar te vitit 2007 me hyrjen ne fuqi te MSA.

Sipas kesaj marreveshjeje qe prej janarit te vitit te ardhshem per pjesen derrmuese te produkteve qe Shqiperia importon taksa doganore do te behet nga nje janari i 2010 vetem 1 per qind, ndersa ne nje janar te 2011-es ajo behet zero.

Sipas marreveshjes, tarifat doganore per lendet e para te ndertimit, per disa grupe produktesh nga 2 per qind qe ishte ne vitin 2009 do te behen 1 per qind, ndersa per disa produkte te tjera te industrise se ndertimit, dogana zbret nga 3 ne 2 per qind te vleres se mallit.

Doganat do te ulen edhe per produktet e industrise se hekurit dhe gjithe nenproduktet e tij, dogana e te cilave nga 2 shkon ne 1 per qind. Tarifat zbresin nga 2 ne 1 per qind edhe per mobiljet dhe pjeset e tyre.

Ulja prek edhe tregun e karburanteve. Taksa doganore per shumicen e karburanteve qe importohet nga jashte behet 1 per qind nga 2 qe ishte, ndersa per disa nenprodukte ajo shkon ne zero.

Ulja prek me radhe edhe veshjet, produktet kozmetike, amballazhet qe perdoren ne industri, thuajse te gjithe gamen e importeve.

Ajo qe mbetet per te pare tani eshte se cili do te jete efekti i heqjes se tarifave doganore per ekonomine, a do te sjelle liberalizimi perfitime per konsumatoret ne formen e uljes se cmimeve apo heqja e taksave te importit do te penalizoje bizneset e brishta shqiptare, te cilat do t’u duhet te perballen pa mbrojtje me konkurrencen e ashper te produkteve qe mbajne markat e gjigandeve te BE-se.  

Top Channel