Shtrenjohet ari ne tregun vendas

31/12/2009 15:30

Prej mese dy muajsh edhe ne tregun vendas cmimi i arit ka pesuar rritje te ndjeshme, duke reflektuar efektin e pasigurise ne tregjet nderkombetare.

Sot cmimi i arrit eshte rritur mesatarisht 40 perqind, duke u luhatur, duke variuar nga 10-20 mije leke sipas karateve te bizhuterive.

Ne argjendarite e kryeqytetit cmimet e arit varion mesatarisht nga 25-40 mije leke, kjo e ndare sipas kategorive dhe llojeve te bizhuterive.

Cmimet me te shtrenjta jane per bizhuterite te punuara ne menyre artizanale. Sipas eksperteve blerja e arit eshte nje nga investimet me te mira dhe te sigurta kur tregjet pesojne kriza.

Por ne Shqiperi ky treg ekziston vetem ne formen e shitjes se buzhuterive dhe vetem nje banke ka nisur shitjen edhe te lingotave. Vitet e fundit cmimi i arit ne tregun nderkombetar eshte rritur masatarisht 25-30 perqind cdo vit dhe vetem gjate viti 2009 me 40 perqind.

Top Channel