Festat, rendohet trafiku

31/12/2009 16:05

Smogut ne Tirane do t’i shtohet ndotja edhe me teper ne ditet e para te vitit te ri 2010.

Qarkullimi rrugor ka marre masa per te perballuar edhe nje fluks qe varion nga 50 deri ne 100 mije automjete qe do te udhetojne nga rrethet per ne kryeqytet ne keto dite, duke patur parasysh vitet e kaluara.

Nderkohe qe rreth 140 mije automjete kane hyre ne territorin shqiptar, nga te gjitha pikat e kalimit kufitar ne Shqiperi, gjate gjithe muajit dhjetor, ku mendohet se me shume se 70 perqind e tyre i perkasin emigranteve shqiptare, te cilet kane ardhur ne Shqiperi, per te kaluar festat e fundvitit.

Fluksi i automjeteve ka rene ne krahasim me vitin e shkuar, por serish per qarkullimin rrugor ne Shqiperi, ata konsiderohen si nje problem i shtuar per trafikun e renduar.

Sektori i qarkullimit rrugor ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise ka paralajmeruar per emigrantet qe te informohen ne lidhje me sinjalistiken shtese te vendosur ne Shqiperi ne kohet e fundit, per te mos u bere burim aksidentesh.

Por policia e kryeqytetit ka lajmeruar se do te ushtroje kontrolle ne oret e vona gjate neteve qe shoqerojne festat e fundvitit, duke ngritur grupe kontrolli te organizuara ne vende te ndryshme, edhe ne linjat e segmenteve rrugore qe lidhen me Tironen.

Policia e kryeqytetit ka lajmeruar gjithashtu se do te bllokoje edfhe sheshin “Skenderbej” ne Tirane, me rastin e koncertit te madh te vitit te ri, qe ne oren 19:00 duke bere thirrje drejtuesve automjeteve qe te mos krijojne anomali ne rruget e kryeqytetit.   

Top Channel