Depozitat shembin tarracen
31/12/2009 16:00
Tarraca e nje pallati ne lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ne Lushnje eshte shembur nga mbingarkesa e depozitave te ujit vendosur siper.
Ne oret e para te mengjesit mbushja e te gjitha depozitave njeheresh shkaktoi shembjen e struktures.
Banoret kane degjuar kercitjen e traversave te betonit qe u thyen nga pesha dhe kane vrapuar te dalin nga banesat.
Pas ngjarjes prane pallatit kane shkuar punonjesit e repartit zjarrfikes qe nisen te largojne depozitat. Ndersa drejtuesit e pushtetit vendor njoftuan se do te nisin largimin e depozitave te vendosura ne tarracat e pallateve per te evituar ngjarje te ngjashme.
Top Channel