Banoret e Çorovodes, nje jave pa uje te pijshem

31/12/2009 09:45

Prej nje jave, 8 mije banore te qytetit te Çorovodes vuajne mungesen e ujit te pijshem.

Banoret ankohen se bashkia eshte shume indiferente ndaj problemit te tyre dhe megjithese prefektura u çon uje me nje zjarrfikese dhe dy autobote, situata nuk mund te perballohet.

Qytetaret pohojne se po torturohen ne kete fundviti, pasi askush nuk e ve ujin ne zjarr per ta.

“Fondet derdhen po askush nuk interesohet se çfare behet me to, pasi kemi gjashte muaj qe kemi te njejtin problem. Sa here qe perroi i Guakut del nga shtrati prej reshjeve te shiut, ne thahemi per uje te pijshem”, shprehen te revoltuar banoret.

Nderkaq, mesohet se nje perfaqesi e ketyre banoreve ka kerkuar takim me kreun e Bashkise se Çorovodes, Lefter Lame, ku i kane kerkuar qe te zgjidhe situaten, ne rast te kundert ata kane kercenuar me protesta.

Burime nga Bashkia Çorovode bejne me dije se kane filluar te nderhyjne nje grup specialistesh ne tubacionin kryesor dhe mendohet se mengjesin e sotem situata do te normalizohet.

Top Channel