Rama: Berisha, deshtim me shifra

29/12/2009 15:00

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i quajti suksese imagjinare dhe mashtrime te rendomta te gjitha arritjet e deklaruara nga kryeministri Berisha per vitin 2009. (UPDATE)

Sipas Rames jane vete shifrat ato qe hedhin poshte te gjitha alibite e shefit te qeverise, qe nga 110 mije rrogtaret qe nuk moren as rrogen e as shperblimin e fundvitit tha Rama, tek 540 mije pensionistet qe presin t’u vije fatura e re e energjise, tek 800 mije shqiptaret e pasiguruar.

Lideri i opozites theksoi se rezultatet e verteta te luftes ndaj korrupsionit te trumbetuar aq shume nga qeveria i kane publikuar organizmat me prestigjioze nderkombetareve, sipas te cileve Shqiperia ka humbur plot shkalle duke u renditur nen Ruanden e Uganden, dy vende afrikane.

“Kjo qeveri qe qendron mbi kutite e mbyllura te krimit elektoral duke u mbajtur mbi genjeshtren e shpifjen, mbi shifra te manipuluara suksesesh te paqena qe u serviren shqiptareve si fitore te ngjashme me ato te Skenderbeut dhe mbi balten e papermbajtur te akuzave ndaj opozites, e cila eshte shpallur rrezik kombetar per perparimin e integrimin e vendit, nuk ka asgje te perbashket me nje qeveri europiane te ketij shekulli”, u shpreh Rama.

Kryetari i Partise Socialiste duke u fokusuar tek ajo qe e quajti renie e shtetit te se drejtes theksoi se Shqiperia sot eshte mberthyer sipas tij nga nje krize qe ka ndikuar ne renjen e institucioneve te drejtesise dhe mbi te gjitha te vete demokracise.

“Sali Berisha kembengul se kutite nuk hapen sepse e pengon vendimi i gjykates. Kjo eshte genjeshter dhe gjithe dynjaja e ka marre vesh qe kutite nuk hapen sepse Sali Berisha e di te verteten qe mban mbyllur ne ato kuti ne shkelje te ligjit e te vullnetit te popullit sovran qe permes parlamentit mund t’i hape kutite menjehere. Ne kembengulim per hapjen e kutive, sepse ne kete çeshtje nuk flitet per interesin tone si pale, po per interesin tone si shoqeri, per interesin madhor te lirise e te demokracise ne kete vend”, u shpreh Rama.

Zoti Rama tha se opozita eshte e hapur per dialog, por me kushtin e panegociueshem per hapjen e kutive

“Dialog? Patjeter. Por dialog i barabarte, i vertete, i hapur per çdo zgjidhje te krizes se rende dhe ne asnje menyre mjet shpetimi per nje pushtet qe hedh lumin e vret kalin, ashtu siç beri me zgjedhjet. Dhe ta harrojne se e realizojne dialogun duke bere shfaqjen e perditshme banale te urtesise per te lare gojen dhe per te thene ja, ne duam dialog, po s’do opozita, dhe duke vazhduar nga ana tjeter luften vulgare me balte kunder opozites”, theksoi Rama.

Ne kete situate tha Rama opozita nuk do te terhiqet dhe do te vijoje betejen e saj me protesta masive ne fillim vitin e ardhshem deri ne largimin e plote te kryeministrit Berisha dhe te cetes se tij qe sipas kreut te PS po grabisin shqiperine dhe shqiptaret.

Top Channel