Prifti: Gjendja ne kaskada, nen kontroll

29/12/2009 16:25

Ministria e Ekonomise deklaron se situata e kaskadave te liqeneve te Fierzes, Komanit dhe Vaut te Dejes jane nen kontroll te plote edhe pse niveli i ujit ne keto liqene eshte siper atij te lejuar.

Sipas te dhenave 2 ditet e fundit prurjet jane pergjysmuar por pritet qe ne ditet ne vazhdim te kete nje tjeter perkeqesim te situates meteorologjike ne vend dhe shtim te reshjeve.

“Niveli ne Fierze e ka kaluar kuoten 291 metra, duke arritur nje mase mbi normalen. Po e njejta  situate eshte edhe ne Koman dhe ne Vaun e Dejes. Aktualisht po shkarkojme vetem ne Vaun e Dejes rreth 300 m3 uje ne sekonde. Nuk kemi patur probleme ne zonat e banuara”, u shpreh ministri Dritan Prifti.

Ministri deklaron se menaxhimi i liqeneve ne hidrocentrale po behet edhe nepermjet eksportit te energjise elektrike.

“Ne momentin qe flasim po eksportojme ne Kosove dhe ne vende te tjera. OSSH dje ka importuar 80 megavat ndersa gjate nates e ka nderprere totalisht importin. Kane nisur procedurat e tenderimit qe ne janar te eksportojme deri ne 6 milione kilovat ore energji ne dite”, u shpreh Prifti.

Ministri i Energjitikes tha se qeveria ka  gati nje plan te detajuar evakuimi dhe strehimi  per banoret e zonave qe rrezikojne nga ndonje permbytje e mundshme.

Top Channel