Turizimi, Xhaferri: Shqiperia, gati per investime te medha

28/12/2009 21:40

Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri ka deklaruar se Shqiperia eshte gati per investime te medha ne fushen e turizmit.

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, ministri ka renditur nje sere arritjesh te qeverise ne kete fushe.

“Vijme nga nje tradite shume e re ne fushen e turizmit dhe ne pese vitet e fundit ne kemi lene pas tranzicionin ne fushen e turizmit. Kemi mbaruar planet e zhvillimit, kemi permiresuar infrastrukturen, kemi kaluar problemin e energjise elektrike dhe mund te themi se Shqiperia tani eshte gati per investime madhore ne turizem”, eshte shprehur Xhaferri.

Duke folur per zhvillimin rajonal per turizmin, ai theksoi se jane te gjitha prespektivat per bashkepunim me vendet e Ballkanit.

“Kroacia, Mali i Zi dhe Shqiperia e kane prioritet turizimin dhe nga cdo lloj kendveshtrimi analitik, konkurrenca eshte nje predispozicion me i vogel se bashkepunimi”, theksoi Xhaferri.

Top Channel