Shkoder, nisin permbytjet

28/12/2009 11:45

Qindra shtepi ne zonen e nen Shkodres ne fshatrat Kuç, Baçallek, Vukatane jane permbytur per shkak te sasise se madhe te ujit qe shkarkohet nga diga e hidrocentralit te Vaut te Dejes.

Vete hidrocentrali eshte i tejmbushur dhe gjate nates thuhet se ka patur edhe hapje te portave per te mbajtur nen kontroll prurjet e ujit.

Per shkak te reshjeve te diteve te fundit qe u shoqeruan edhe me shkrirjen e debores ne zonen e veriut, prurjet ne lumin Drin jane rritur tej mase duke bere qe liqeni i Fierzes te ndodhet prane limitit maksimal po ashtu edhe Komani dhe Vau i Dejes.

Mbajtja nen kontroll e ujit behet vetem me hapjen e portave te emergjences te cilat do te benin qe siperfaqe te tera te zonave fushore ne zonen e nen Shkodres te permbyteshin. Heren e fundit portat u hapen ne vitin 2004 duke futur nen uje me mijra banesa.

Demet ne keto zona ishin shume te medha. Aktualisht porta e shkarkimit ne hidrocentralin e Vaut te Dejes eshte e mbyllur dhe megjithate nen zonat e banuara ne brigjet e lumit Drin jane te shumta banesat e permbytura bashke me disa qindra hektare toke te futur nen uje.

Top Channel