Meteorologet: Do te vazhdoje mot i ngrohte per stinen

28/12/2009 16:20

Nata e nderrimit te viteve pritet te jete e ngrohte dhe me reshje te pakta shiu. Temperaturat pritet te persojne nje rritje graduale me 1 deri ne 2 grade celcius duke nisur qe nga dita e marte.

Nderkohe qe ne ditet e para te vitit 2010 do te rifillojne reshjet e dendura te shiut.

Muaji dhjetor eshte karakterizuar nga reshjet e shiut qe jane normale per kete stine, por ditet e fundit kane regjistruar temperatura te larta per stinen e dimrit.

Kjo ka bere qe te shkrijne ne mase edhe reshjet e debores qe kishin pushtuar malet, duke shtuar keshtu edhe sasine e ujit ne lumenj, kryesisht ne zonen verilindore.

Temperatura minimale e regjistruar ne zonat malore eshte -1 grade celcius dhe maksimalja tete grade

Top Channel