Meta: Boshlleqe ne marredheniet me Serbine

28/12/2009 17:25

Komentet qe provokoi vizita e perfaqesuesve te komunitetit serb te Kosoves dhe ftesen per presidentin serb Tadic, per te vizituar Tiranen, ministri i Jashtem Ilir Meta i cilesoi si folklorike. Kurse qendrimin e Tiranes, e cilesoi si pragmatist.

“Mbeshtetja qe Shqiperia dhe qeveria e Shqiperise kane dhene per kete komunitet dhe komunen e Gracanices eshte mbeshtetje per forcimin e institucioneve ne Kosove. Ky eshte edhe vete qendrimi i qeverise se Kosoves, per integrimin e serbeve, cka do te forconte pavaresine e Kosoves. Sa i takon marredhenieve me Serbine, jo se duam t’i shnderrojme ne paresore, por ka mungesa e boshllqe ne ne to”, u shpreh Meta.

Permiresimit te marredhenieve mes Tiranes dhe Beogradit do t’i sherbente edhe nje marreveshje per njohjen e ndersjellte te diplomave. Nga kjo do te perfitonin kryesisht shqiptaret e Presheves qe studiojne ne Shqiperi dhe duan te integrohen ne Serbi.

“Do t’u mundesonte disa dhjetera te rinjve qe te kene nje diploma te vlefshme dhe te punojne ne administraten e tyre lokale apo qendrore atje”, u shpreh Meta.

Nderkohe sipas ministrit Meta qeveria shqiptare do te mbeshtese komunitetet shqiptare kudo ku jane ne rajon e gjetke. Marredheniet e fqinjesise se mire dhe integrimi rajonal jane sipas tij, i ndervarur me integrimin europian te krejt rajonit.

Top Channel