Kukes, shpallet ne kerkim 17-vjecarja

28/12/2009 08:25

Kane kaluar tri dite nga zhdukja e 17-vjecares nga fshati Ujmisht, i komunes me te njejtin emer ne Kukes dhe ende nuk eshte gjetur asnje shenje prej saj.

Policia ende nuk ka nje version zyrtar rreth kesaj ceshtjeje, nderkohe qe eshte kerkuar bashkepunim edhe policise se kufirit per kerkimin e trupit te vajzes me motoskaf ne ujerat e lumit Drin i Zi dhe ne liqenin e Fierzes.

17-vjecarja me inicialet R.T. u pa per here te fundit te mengjesin e se shtunes nga disa bashkefshatare ne bregun e lumit, ku me vone u gjeten nje xhup, si dhe nje pantofel te identifikuar nga familjaret si veshje te saj.

Versioni kryesor te cilin e mbron edhe policia eshte se vajza eshte vetembytur ne lume, por ende nuk ka nje deklarim zyrtar perderisa trupi nuk eshte gjetur. Drejtues te policise se qarkut kane thene se kane vijuar kerkimet ne te gjithe lumin, por nuk eshte gjetur asgje.

“Tani na mbetet vetem qe te kerkojme bashkepunimin e policise se kufirit per te na vene ne dispozicion nje motoskaf me qellim qe te kerkojme te gjithe rrjedhen deri ne thellesi per te pare nese trupi mund te kete rene ne thellesi te ujit te lumit apo mund te jete bartur deri ne liqen”, tha drejtori i Policise se Qarkut, Ali Elezi. Ne familjen e vajzes se humbur ka pllakosur zia dhe shpresat shuhen sa me shume kalon koha.  

Top Channel