Kredi per rrjetin elektrik

28/12/2009 16:45

Qeveria shqiptare nenshkroi dy marreveshje kredie me qeverine gjermane per ndertimin e linjes se interkonjeksionit 400 kilovolt Shqiperi-Kosove dhe per unazen energjitike te jugut 110 kilovolt. Kjo marreveshje kap shifren 90 milione euro.

“Permes paktit te pare synohet lidhja e rrjetit energjitik shqiptar ne kuadrin e zgjerimit te lidhjeve. Ky pakt synon fuqizimin e rrjetit te transmetimit shqiptar ne hyrjen e rrjetit europian te transmetimit”, u shpreh ministri i Financave, Ridvan Bode.

Ministri i Ekonomise Dritan Prifti deklaroi se keto 2 marreveshje do te trefishojne mundesite eksportuese dhe importuese te Shqiperise dhe do te garantojne sistem te sigurte energjitik per pjesen jugore te vendit.

Kjo kredi u mor nga qeveria shqiptare nepermjet bankes gjermane KFW ne formen e nje kredie te bute qe do te shlyhet per 14 vjet me nje interes prej 3,5% dhe nenkontraktor Operatorin e Sistemit te Shperndarjes.

Top Channel