INSTAT: Rritja me e ulet qe nga 1997

28/12/2009 15:20

Instituti i Statistikave ka konfirmuar zyrtarisht se ekonomia ka ngadalesuar fort ritmet e rritjes.

Ne tremujorin e trete te vitit, rritja ekonomike sipas INSTAT ka rene ne nivelin me te ulet qe nga viti 1997.

“Rritja ekonomike eshte 4.1 per qind krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me pare”, u shpreh Ledion Shahini, specialist i llogarive kombetare.

Tremujori i trete ishte parlajmeruar qe me pare nga FMN dhe BERZH, si pika kur ekonomia shqiptare do te fillonte ciklin renes.

Vetem brenda ketij tremujori, rritja ekonomike eshte ulur me 1.2 per qind, krahasuar me tremujorin e trete. Kjo sipas INSTAT ka ndodhur per shkak te goditjes nga kriza te disa sektoreve me kyc.

“Grupi i ndertimit shenoi nje renie 0.7 perqind krahasuar me tremujorin e trete te 2008. Grupi i industrise renie 4.5 perqind krahasuar me muajin e trete te vitit 2008”, u shpreh Shahini.

Renia mund te kishte qene edhe me e madhe, por INSTAT thote se ekonomia po perfiton nga teknologjite e reja, si interneti apo sherbimet e tjera inovative ne fushen dixhitale.

“Grupi i postelekomunikacionit shenoi nje rritje te tremujorit. Te ky grup ka patur edhe ndikim edhe ulja e cmimeve ne kete grup sherbimi”, u shpreh Shahini.

Nese tendenca renese e tremujorit te trete do te konfirmohet edhe ne tremujorin e katert te vitit, atehere rritja ekonomike ne Shqiperi mund te bjere poshte 3 per qind, aq sa parashikimet e FMN dhe bankes Europiane per rindertim e zhvillim.  

Top Channel