Moti i keq, emergjence ne zonat veriore te vendit

27/12/2009 16:35

Reshjet e shumta te shiut dhe debores kane detyruar autoritetet e vendit te shpallin gjendjen e emergjences ne disa komuna ne veri te vendit.

Sipas Ministrise se Mbrojtjes situata paraqitet problematike ne zonen e nen-Shkodres dhe disa komuna te tjera ne Qarkun e Lezhes.

Burime prane kesaj ministrie njoftojne se ushtria ka kaluar ne gjendje gatishmerie per t’u ardhur ne ndihme banoreve ne rast te perkeqesimit te gjendjes. Mesohet se deri me tani nuk eshte kerkuar ende nderhyrja e ushtrise.

Top Channel