Lushnje, vetevritet me arme 42-vjecari

27/12/2009 13:10

Gjendet i vdekur ne Lushnje nje 42-vjecar beratas. Burimet zyrtare te policise lokale pohojne se ne oren 17:30 te se shtunes eshte gjetur pa jete shtetasi Gramoz Spahiu.

Viktima eshte gjetur ne hyrje te qytetit te Lushnjes, ne afersi te rrethrrotullimit se Plastmasit.

Identifikimi i Spahiut eshte kryer pas mberritjes se policise ne vendin e ngjarjes, e cila ishte njoftuar nga drejtuesit e rastesishem te mjeteve.

Dyshohet se 42-vjecari eshte vetevrare, pasi prane trupit te tij te pajete eshte gjetur edhe nje arme zjarri, pistolete e tipit TT.

Mesohet se 42-vjecari me banim ne Berat ishte nisur per ne Lushnje mesditen e se shtunes.

Disa momente para vdekjes ai ka konsumuar dy birra ne nje lokal prane vendit ku dhe u gjet i pajete.

Top Channel